Nga Tirana në vendlindje për të kurorëzuar dashurinë/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës i celebron gjatë fluturimit me balonë (FOTO)

Nga Tirana në vendlindje për të kurorëzuar dashurinë/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës i celebron gjatë fluturimit me balonë (FOTO)

GJIROKASTËR- Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ka celebruar në martesë dashurinë e Redonës dhe Nertilit, dy të rinj që jetojnë në Tiranë të cilët kanë zgjedhur vendlindjen për të shënuar këtë ditë të veçantë.

Çifti është celebruar në një balonë , e cila është ngritur në fluturim që në orët e para të paradites.

"Një celebrim martese jo si të tjerët, me siguri i vetmi në Gjirokastër deri më tani. Urimet më të mira për Redonën dhe Nertilin, dy të rinjtë që sot janë zyrtarisht të martuar. I lumtur që isha pjesë e këtij momenti. Uroj të kenë jetë të lumtur dhe të gëzojnë me shumë fëmijë. Celebrimi i dasmës sipër balonës besoj se ka për të qenë edhe një ogur i mirë për eventin Gjiro Air Shoë, i cili është i pari i një serie aktivitetesh që do të organizojmë në vazhdimësi tek Aeroporti i Gjirokastrës", shkruan Flamur Golemi i cili ka ndarë disa foto të veçanta nga festa.

Ora 22:23
Kryebashkiaku i Gjirokastrës celebron çiftin gjatë fluturimit me balonë (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Gëzimi i ballonës: 06/10/2019 10:30

      ......e pastaj i dalin fëmijët ngjyrë kafe!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

    Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare