Gazeta iraniane Hamshari publikoi një "listë të zezë" me foto të atyre që dyshohen se janë përgjegjës për vdekjen e Ajatollah Ali Khamenei, ditën kur u publikua një mesazh i shkruar nga djali i tij Mojtaba që kërcënonte me "hakmarrje" kundër vrasësve të babait të tij.

Mes fotove të publikuara është Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një shënjestër në ballë dhe të veshur me uniformë burgu.

Krah tyre janë edhe foto të udhëheqësve evropianë si, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Friderich Merz, si dhe politikanë ndërkombëtarë si Hegseth dhe Rubio.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre! CBS News: SHBA s’do të marrin pjesë në bisedimet në Oman