Fatbardh Kadilli ka bërë një denoncim për plehrat e Durrësit, duke e quajtur atë një vend “poshtërimi” dhe jo më një vend pushimi.

Kadilli përmes rrjetit të tij social Facebook, ka publikuar fotografi të “maleve me plehra” që janë krijuar në plazhin e Golemit.

Ai shprehet se pavarësisht se qytetarët ankohen, Bashkia nuk shqetësohet dhe nuk reagon lidhur me këtë situatë tepër shqetësuese.