'Nga viti tjetër enklava nuk do të ekzistojë më', Nagorno-Karabakh njofton shpërbërjen e të gjithë institucioneve

Republika e vetëshpallur e Nagorno-Karabakh njoftoi sot shpërbërjen e të gjitha institucioneve të saj nga 1 janari 2024, një javë pas sulmit të suksesshëm nga Azerbajxhani dhe pas 30 vitesh konflikt.

Në një dekret të liderit të kësaj enklave, Samvel Sahramanyan shpallet shpërbërja e “të gjitha institucioneve dhe organizatave qeveritare më 1 janar 2024” dhe thuhet se, si rezultat, “Republika e Nagorno -Karabakh pushon së ekzistuari”.

Separatistët armenë në Nagorno-Karabakh javën e kaluar pësuan një disfatë ushtarake brenda 24 orëve që i detyroi ata të kapitullonin ndaj Azerbajxhanit, vendit nga i cili u shkëputën kur BRSS u shemb më shumë se tre dekada më pare, raporton agjencia e lajmeve abcnews.go.

Armenia, e cila e mbështeti këtë territor për dekada, këtë herë nuk ndërhyri ushtarakisht, duke i hapur rrugën riintegrimit të këtij rajoni në Azerbajxhan.

Popullsia armene e Nagorno-Karabakh ka filluar një eksod, ku rreth 65,000 njerëz, gjysma e afërsisht 120,000 banorëve të enklavës, janë larguar brenda disa ditësh nga frika se do të jenë në shënjestër të Azerbajxhanit, pavarësisht premtimeve të Bakut për të respektuar të drejtat e tyre.

Në dekretin për shpërbërjen e republikës së vetëshpallur, lideri separatist thekson se, pasi të bëhen të ditura kushtet e kthimit të rajonit nën kontrollin e Azerbajxhanit, banorët dhe refugjatët do të mund të “marrin një vendim individual për të qëndruar ose për t’u kthyer në Nagorno Karabakh”.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë