Nga 2011 në “Vizioni i Pasdites”, por tashmë për Anila Çelën ka nisur një sfidë e re. Për të ishte momenti i duhur për të bërë diçka ndyshe dhe për këtë arsye vendosi të pranonte moderimin e programit ‘prime time’ në Vizion Plus, “Nga e Para”.
E ftuar në “Rreze Dielli” Anila thotë se ishte e vështirë të linte programin e pasdites, por shton se ishte në pikën kur donte të bënte diçka të re në karrierën e saj.
Por si është të moderosh një program me histori njerëzore, ku njerëzit shohin te ty një dritë shprese për t’ia nisur nga e para?
Moderatorja të intervistosh njerëz të panjohur, të cilët kanë më shumë të thënë se një grup VIP-ash, të bën ta shohësh ndryshe jetën.
“Moderimi i ‘Nga e Para’, është tjetër gjë krejtësisht. Është bukur të intervistosh histori të njerëzve të panjohur të cilët as vetë nuk e besojnë që ti po i interviston,është shumë më bukur se të intervistosh VIA-a që nuk kanë asgjë për të thënë apo për të dhënë. Kushdo që do ta provonte do mësonte më shumë për jetën, do ta shihte ndryshe. Duhet të jesh shumë i ngurtë të mos prekesh nga këto histori”, thotë Anila.
Sezoni i parë i “Nga e Para” i qe besuar Valbona Selimllarit. Por a është e lehtë për Anilën që ta ‘zëvendësojë’ atë?
“Unë jam njëra nga ato që kam dashur shumë emisionin dhe Valbonën, pasi ajo është një nga personazhet më të embla dhe më ka pëlqyer shumë. Ajo ka ruajtur kornizën e vet shumë të pastër. Edhe pas m’u bë ftesa pashë emisionet në mënyrë që të shikoja në ç’linjë duhet të qëndroja. Është përgjegjësi e madhe sepse njerëzit ishin mësuar ta lidhnin “Nga e para” me imazhin e Valbonës.”, përgjigjet moderatorja.
Ajo zbulon “padashur” planet e së ardhmes . Më 24 dhjetor do të mbyllet sezoni i dytë i “Nga e Para” dhe thotë se nga janari, po në Vizion Plus do të sjellë një program tjetër.