Të paktën 1200 gra ranë pre e  agresionit seksual të ndodhur natën e vitit të ri në Këln të Gjermanisë, dyshohen rreth 120 persona dhe janë dhënë vetëm 4 dënime, është ky raporti i zyrtarëve gjermanë.

“Hetimet ende nuk kanë përfunduar por pjesa më e madhe e krimeve nuk mund të ndiqen penalisht” u shpreh kreu i policisë federale  Holger Muench, i cili  thotë se bazohet te provat, fotot dhe filmimet.

Sipas raportit pjesa më e madhe e të dyshuarve janë nga Afrika e Veriut dhe Afganistani. Sipas zyrtarit Muench fluksi i refugjatëve ka lidhje me dhunën e ushtruar gjatë natës së ndërrimit të viteve.  Autoritetet kanë raportuar për rreth 650 krime të natyrës seksuale në Këln dhe 400 raste në Hamburg.

Ngjarjet e shënuara natën e Vitit të ri hapën një sërë debatesh në vend duke kritikuar kryesisht politikën e dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel.


Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)