Një mësues 48-vjeçar nga Milano, i cili kontrollonte provimet shtetërore, u arrestua në shkollën "Teuliè" ku ushtronte detyrën, pasi dyshohet se ai detyroi shtatë studentë t'i nënshtroheshin ngacmimeve të tij seksuale, duke i kërcënuar se do të ndërhynte në provimet e tyre të ardhshme të shkollës së mesme.
Sipas mediave të huaja, hetimi nisi pas denoncimit të një nxënësi dhe mësuesi ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për keqtrajtim, zhvatje dhe sulm seksual, viktima të të cilave ishin shtatë studentë të rinj në institutin historik ushtarak.
Profesori kishte gjithashtu një kontratë në Universitetin e Milanos, ku jepte një kurs për shkrimet krijuese. Sipas prokurorëve Letizia Mannella dhe Alessia Menegazzo, anëtare të ekipit që merret me krimet seksuale, profesori 48-vjeçar milanez, nga tetori i vitit 2024 deri më sot, dyshohet se i ka nënshtruar studentët e tij ndaj shtypjes, poshtërimit të vazhdueshëm, madje duke i manipuluar ata me presion të vazhdueshëm psikologjik për t'i detyruar ata t'i nënshtroheshin dëshirave të tij seksuale.
Komente








