Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale, “ngacmim seksual”.
Policia ka arrestuar shtetasin A.M., 42-vjeç pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
‘Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimim e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.’- njofton policia.
Sakaq policia e Tiranës ka arrestuar edhe një 27-vjeçar, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).
Gjitahshtu janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.