FIER - Një 32-vjeçar u ndalua nga policia e Fierit pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë 16-vjeçare.

Policia arrestoi në flagrancë Marjon Kafaranin, banues në lagjen "Liri" të qytetit të Fierit, pasi akuzohet se ka ngacmuar dhe ka përndjekur 16-vjeçaren me inicialet Xh.B, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për sigurinë e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale"Perndjekja".