Dhjetëra qytetarë në Gjirokastër kanë mbetur pa drita, si pasojë e një zjarri që ra në një kabinë elektrike.

Flakët rrezikuan edhe një pjesë të godinës së Pallatit të Sportit, por fatmirësisht u izoluan në kohë.

Bëhet me dije se pa drita ka mbetur gjysma e lagjes '18 shtatori' në qytet, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë mbingarkesa në rrjet.  Nuk dihet ende se kur mund të rikthehet energjia elektrike.