Kasa qendrore elektrike e një pallati në lagjen “Granica” në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri.
Mendohet se ngarkesa në rrjet ka bërë që të përfshihen në flakë kabllot elektrikë të këtij pallati.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në pallatin e djegur dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Komento