Ngec dëmshpërblimi, ç’farë do
ndodhë me trashëgimtarët

Ngec dëmshpërblimi, ç’farë do<br />ndodhë me trashëgimtarët<br /><br>
Dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik duket se ka ngecur. Në Thesarin e Shtetit, thuajse nuk është bërë asnjë pagesë nga Ministria e Financave për ish të përndjekurit. Gazeta u interesua pranë financave dhe burime nga ky insitucion thanë se do të ketë disa ndryshime në ligj, prandaj nuk janë kryer pagesa.

Sipas burimeve, po diskutohet përjashtimi nga skema i trashëgimtarëve përtej brezit të parë. Kjo do të thotë se dëmshpërblimin mund ta përfitojnë vetëm fëmijët e atyre që kanë vuajtur në burgjet e regjimit komunist dhe jo nipërit dhe mbesat.

Kjo është një ndër arsyet kryesore se përse janë ndërprerë pagesat për ish të dënuarit politik. “Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda Qeverisë; do t’i shlyejmë të gjithë, brezi i dytë, brezi i tretë, brezi i katërt pambarim, apo do kufizohemi”, - është shprehur disa javë më parë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Pagesat
Gjithashtu arsyeja e dytë se përse trashëgimtarët nuk po marrin më këstet, ka të bëjë me faktin se pjesa më e madhe e fondit për ish të përndjekurit jepet për ata ish të dënuar që janë gjallë. Ndërkohë për ata trashëgimtarë që nuk kanë marrë këstin e tretë, duhet të presin.

Kjo për faktin se Ministria e Financave po jep këstet për ata që nuk kanë marrë këstin e parë dhe të dytë. Kjo do të thotë që do të jepen këstet e para dhe të dyta dhe më pas do të vijohet me dhënien e këstit të tretë. Duket se trashëgimtarët që kanë marrë dy këste, duhet të presin më gjatë për të marrë këstet e radhës. Janë me mijëra dosje që ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të parë dhe të dytë.

Ligji sot
Ndryshimi më i fundit i ligjit për ish të dënuarit politik, parashikon që 70% e fondit jepet për ish të përndjekurit që janë gjallë. “Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për të ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000.

Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashë-gimtarëve të ish-të dënuarve politikë”,- thuhet në ligjin për ish të përndjekurit politik.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas