Ngecin punimet për rehabilitimin
e Lanës dhe Unazës së Madhe
Punimet që nisën rreth një javë më parë për rehabilitimin e Lumit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralele që do të bëjnë lidhjen me Unazën e Madhe, nuk po vijojnë më.
TIRANE - Punimet që nisën rreth një javë më parë për rehabilitimin e Lumit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralele që do të bëjnë lidhjen me Unazën e Madhe, nuk po vijojnë më. Nuk dihet ende shkaku i ndalimit të përkohshëm të punës, por mësojmë se një ditë pas inspektimit të kreut të Bashkisë Lulzim Basha dhe deri më tani në këtë zonë nuk ka pasur punime.
Gërryerjet kanë mbetur në hapat e parë dhe aktualisht duket vetëm një makineri që shërben për pastrimin e Lumit, e cila është parkuar diku duke mos u vendosur në funksion. Gjithashtu nuk duket asnjë punëtor i firmës kontaktore. Ndoshta kjo situatë vjen për shkak të zgjedhjeve elektorale, gjë që nuk është normale apo të ndonjë mosmarrveshje mes firmës dhe institucioneve komptenente.
Projekti i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe, nga Kthesa e Saukut deri tek Bregu i Lumit, parashikohej të vihej në zbatim më herët. Shuma e vendosur në dispozicion për ndërtimin e këtij është rreth 1.9 miliardë lekë.
Ndërtimi i tij pritet të çlirojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet, por duket se zgjedhjet parlamentare dhe ethet e rezultateve kanë ndikuar edhe në punimet në rrugë, duke ngrirë një pjesë të tyre. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka gati edhe projektet për ndërtimin e pjesëve të tjera munguese të Unazës së Madhe, të cilat është premtuar se do të nisin së shpejti.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.06.2013
Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.7%
-
Jo
19.6%
-
Nuk e di
56.7%
Vota total: 10678
Lajme të tjera
-
Atleti Franko Burraj dominon në Malin e Zi, dy vende të para në 100 dhe 400 metra
2 Maj, 12:06
-
Zhdukja e Ervis Martinaj, Salianji-Ballës: Është gjallë apo ka vdekur, a keni guxim të përgjigjeni?
2 Maj, 12:01
-
Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar
2 Maj, 11:54
-
Zyrtare/ Çudi në vendin fqinj, Struga shkarkon Shpëtim Duron! Skuadra në garë për titullin kampion
2 Maj, 11:42
-
Balla-opozitës: Kur ishte ministër kryezëvendës lideri, droga në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit! Salianji: Bëtë kurban një ministër për kanabizimin e Shqipërisë
2 Maj, 11:41
-
Supë magjerica nga zonja Albana / Një supë plot shije për tryezën tuaj të Pashkëve
2 Maj, 11:38
-
Balla: Janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy personazhe të botës së krimit, do të ekstradohen
2 Maj, 11:37
-
'Njëqind vjet vetmi', romani i famshëm i Garcia Markezit serial në Netflix
2 Maj, 11:36
-
Interpelanca/ Salianji: Policia në shërbim të krimit, zbardhni zhdukjen e Martinaj! Ministri Balla: Drejtorët e policive do kenë mandat 3-4 vjeçar, lufta kundër krimit prioritet
2 Maj, 11:32
-
Samsa, Dredhanik me sherbet nga zonja Albana
2 Maj, 11:32
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni Drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30
-
Si të ngjyrosim vezët me produkte natyrale /Vezë pashke plot ngjyra nga zonja Albana
2 Maj, 11:19