Rreth 27 për qind e studentëve të diplomuar në degën e mjekësisë që u testuan gjatë muajit janar për provimin e shtetit nuk kanë mundur të kalojnë provën.
TIRANE-Rreth 27 për qind e studentëve të diplomuar në degën e mjekësisë që u testuan gjatë muajit janar për provimin e shtetit nuk kanë mundur të kalojnë provën. Dine Abazaj, president i "Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë", ka deklaruar se numri më i madh i studentëve mbetës janë nga universitetet private. Por edhe ata që kaluan testimin, kanë rezultuar me një notë mesatare të ulët, 6.2 në degën e stomatologjisë dhe 7.3 në degën e mjekësisë s së përgjithshme. Por numri më i madh i mbetësve ka rezultuar mes studentëve të farmacisë. Arjan Jaupllari, kryetar i "Urdhrit të Farmacistëve" të Shqipërisë, deklaroi se në fazën e parë të provimit të shtetit, numri i mbetësve nga universitet private ishte mbi 50 për qind. Kjo sipas tij, vërtetoi hendekun e madh cilësor mes dy sektorëve të arsimit në Shqipëri. "U testua 152 studentë nga shtetërori, nga të cilët ngelën 24, nga universiteti "Ufo" janë testuar 169 studentë, nga të cilët 76 janë vlerësuar me notën 4 dhe nga 214 studentë të "Kristalit" 142 kanë mbetur në klasë. Kjo tregon cilësinë e diplomave që lëshojnë", - ka deklaruar Jaupllari. (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
Po
48%
Jo
50%
Nuk e di
2%
Vota total: 11389
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?