Ngërçi, Fleckenstein: BB-FMN mund
të ngrijnë financat për Shqipërinë
Eurodeputeti Knut Fleckenstein siguron se procesi demokratik në Shqipëri do të vijojë, pa marrë parasysh se sa apo cilat forca politike do të marrin pjesë në zgjedhje.
Eurodeputeti Knut Fleckenstein siguron se procesi demokratik në Shqipëri do të vijojë, pa marrë parasysh se sa apo cilat forca politike do të marrin pjesë në zgjedhje.
Ai gjykon se do ishte pozitive nëse Partia Demokratike do të merrte pjesë në garën elektorale, por shpjegon se nuk mund të detyrohet një subjekt për të kandiduar.
Në një intervistë dhënë për gazetën “TemA”, Fleckenstein thotë se ka hapësira të tjera për të negociuar me palët, por së pari është i nevojshëm vullneti politik i tyre.
Ai rrëfen edhe disa detaje mbi bisedimet e zhvilluara mes krerëve të partive kryesore më 25 prill, ku bashkë me eurodeputetin DavidMcAllister u përpoqën për të arritur një marrëveshje.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian paralajmëron se për shkak të ngërçit të krijuar apo nëse gjendja do të vijojë të jetë e njëjtë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të ngrijë përkrahjen financiare për Shqipërinë.
I pyetur lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të cilët paralajmëruan Bashkimin Kombëtar, nëse Europa mbyll dyert për dy vendet, Fleckenstein argumenton se këto deklarata nuk janë të dobishme për të ecur përpara.
Ndërkohë, ai e përjashton rrezikun që mund të ketë Shqipëria për të përjetuar ndonjë skenar destabilizimi të ngjashëm me atë në Maqedoni, si shkak i krizës politike.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
79.9%
-
E Komitetit Olimpik
11.1%
-
E qeverisë
9%
Vota total: 568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Kontrolle në akset kombëtare të rrethit Krujë, në kërkim të personave që qarkullojnë me armë
11 Gusht, 21:02
-
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
11 Gusht, 20:49
-
Zjarri në Gorisht dhe Gjormë të Selenicës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve
11 Gusht, 20:28
-
Në kërkim prej 4 vitesh për plagosje, momenti kur policia prangos në banesën e tij 39 vjeçarin
11 Gusht, 20:17
-
Mero Baze: Berishën e tërbon Shqipëria krenare, që e injoron atë
11 Gusht, 20:02
-
Zjarri në fshatrat e Delvinës, përgjegjësi i zjarrfikësve: Janë krijuar nga dora e njeriut! Ndodhen 110 forca në terren
11 Gusht, 19:51
-
Celion Dion kritikon Donald Trump për përdorim të paautorizuar të këngës së filmit Titanik
11 Gusht, 19:49
-
Ylli Pata: Nga lufta e çadrave te sherri olimpik: Fjalëkryqi i karuselit opozitar
11 Gusht, 19:23
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan
11 Gusht, 19:16
-
LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët
11 Gusht, 19:02
-
Greqi/ Tymi mbulon Athinë, zjarri përfshin dy rajone pranë kryeqyetit, digjen disa shtëpi
11 Gusht, 18:50
-
Pogradec/ Në kërkim prej 4 vitesh për plagosje me armë, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Gusht, 18:40