Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se është e gatshme të votojë kandidatin e PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, por jo Vlora Çitakun tha shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci pas ndërprerjes së seancës. Sipas saj, Vetëvendosje i ka bërë përpjekjet e saj për një marrëveshje me PDK-në dhe LDK-në me qëllim për konstitimin e Kuvendit dhe listoi disa prej tyre. 

“Ka qenë një tentativë për të arritur një marrëveshje politike, në mënyrë që të votohet në pako për të gjithë nënkryetarët, të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet puna. Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, ashtu siç i takon, dhe natyrisht do të votojë një kandidat të LDK-së për nënkryetar. Por nuk mund të votojmë zonjën Çitaku”, deklaroi ajo.


Lajmi kryesor:

Ndërpritet seanca konstituive, Vetëvendosja nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës! PDK braktis sallën! Hamza: Çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese