Ngërçi, pas dështimit të BE
amerikanët shpresa e fundit

Ngërçi, pas dështimit të BE<br />amerikanët shpresa e fundit
Pas dështimit të paralajmëruar të evropianëve, ka edhe një shpresë të fundit, për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, që ka prodhuar vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet e 18 Qershorit dhe bllokuar zbatimit e Vetingut.

Atë që nuk e mundësuan dot evropianët, për disa javë me radhë, pra për të bindur Lulzim Bashën dhe Sali Berishën të futen në zgjedhjet parlamentare, do të përpiqen ta realizojnë amerikanët.

Teksa të dërguarit  e Parlamentit Evropian, të partisë së Angela Merkel dhe të Partive Popullore Evropiane, dështuan për të bindur krerët e Partisë Demokratike për të pranuar marrëveshjen e ofruar nga McAllister, në lojë kanë hyrë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tashmë fletën e votimit pa emrat e partive opozitare, amerikanët do të bëjnë një përpjekje të fundit, për të mundësuar një marrëveshje mes dy kampeve politike.

Në këtë kuadër, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, pritet të mbërrijë të hënën në Tiranë, për një mision të rëndësishëm. Mbetet për t’u parë nëse Hoyt Brian Yee do të vijë me një marrëveshje në Tiranë, për t’ua paraqitur palëve apo do t’u kërkojë të pranojnë draftin e evropianëve, i cili u refuzuar nga Lulzim Basha dy javë më parë.
 
Takimet për zgjidhjen e ngërçit
Burime konfidenciale pohuan për Report TV se zyrtari i lartë i DASH do të takohet në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe me kryetarin e Kuvendit, njëkohësisht president i zgjedhur, Ilir Meta. Ndonëse lajmi për vizitën e zyrtarit amerikan të hënë me datën 15 nuk konfirmohet ende nga Ambasada Amerikane, burimet konfidenciale thanë se kjo vizitë është përcaktuar tashmë dhe përmes saj, zyrtari i lartë amerikan pritet të shënojë një kthesë mbi zhvillimet politike në Shqipëri.

Kjo vizitë shihet si një përpjekje e Uashingtonit për futjen në procesin zgjedhor të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Në një fund të muajit mars, zyrtari i lartë amerikan, artikuloi një mesazh të qartë në adresë të politikës së Tiranës. Ai kërkoi që zgjedhjet të mbaheshin në 18 Qershor, ndërsa i bëri thirrje Partisë Demokratike që të marrë pjesë në proces.
 
Donald Lu nis takimet
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, në kuadër edhe të vizitës së Hoyt Brian Yee, ka rinisur takimet për zgjidhjen e ngërçit politik. Lu mbërriti dje pasdite në selinë e Partisë Demokratike, ku takoi për rreth 30 minuta kryetarin demokrat, Lulzim Basha. 

Në fokus të këtij takimi mësohet të jetë situata politike në vend. Kjo pritet të jetë një tjetër përpjekje e ambasadorit amerikan për të negociuar ngërçin politik, pas vendimit të marrë tashmë nga opozita për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit.
 
SHBA-BE i kërkojnë PD të hyjë në zgjedhje
Edhe pse kanë deklaruar se do të njohin zgjedhjet parlamentare pavarësisht bojkotit të opozitës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë përpjekjet dhe lëvizjet për të prodhuar një marrëveshjes  politike mes palëve. Eurodeputeti Fleckenstein, gjatë një postimi në Tuitter është shprehur se ka diskutuar për situatën në Shqipëri me senatorin amerikan John McCain.

Eurodeputeti Fleckenstein i bëri thirrje edhe një herë Partisë Demokratike që të hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit. “Pata një bisedë me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD-së të marrë pjesë në zgjedhje”, shkruan Fleckenstein. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!