Ngërçi për KED, Kuvendi-Metës:
Shortin do e hedhim në 7 dhjetor

Ngërçi për KED, Kuvendi-Metës:<br />Shortin do e hedhim në 7 dhjetor<br>
Zbatimi reformës në drejtësi has në të tjera pengesa. Mos ngritja në kohë e institucioneve të reja, me efekt zinxhir kanë bllokuar njëra-tjetrën. Ngërçi i radhës është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Për këtë këshill, i cili rinovohet çdo vit, jo më vonë se data 15 nëntor e çdo viti kalendarik, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë i paraqesin Presidentit të Republikës listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet.

Më pas Presidenti i Republikës, në prani të Avokatit të Popullit, përzgjedh anëtarët e Këshillit me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik.  Në kushtet kur KLGJ dhe KLP nuk janë ngritur, Presidenti i Republikës, i gjetur në vakuum ligjor ka zhvilluar një konsultim me misionin Euralius.

Burime të Report TV saktësojnë se në këtë takim, Euralius ka sugjeruar që në kushtet ku nuk ka një zgjidhje korrekte ligjore, me vullnet politik, kandidaturat të merren nga KLD-ja dhe Këshilli i Prokurorisë ekzistues.

I vendosur në këto kushte të paqarta ligjore, Report TV mëson se presidenti Meta i ka dërguar një letër Kuvendit, ku i kërkon që të interpretojë këtë ngërç dhe të gjejë mekanizmat zhbllokues, si i vetmi institucion që ka detyrë të bërë interpretim autentik të ligjit.

Pas publikimit të lajmit nga Report TV, ka reaguar Kuvendi i cili kishte më shumë se një javë që e kishte shkresën në tryezë. Kuvendi thotë se kërkesa është shqyrtuar dhe se shorti do të hidhet nga ky institucion në datën 7 dhjetor.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë: a) dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese; b) një gjyqtar i Gjykatës së Lartë; c) një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme; ç) dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit; d) dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit; dh) një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i pavarur që verifikon përmbushjen e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Mos-ngritja e KED-së, mban peng edhe plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtuese.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari