Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po zvarrit konstituimin e Kuvendit për të fituar kohë dhe për të siguruar, sipas tij, kontrollin mbi presidentin, qeverinë dhe Kuvendin. Tahiri tha se Kurti kishte pasur 30 ditë në dispozicion për të negociuar me partitë politike dhe se nuk ka arsye për shtyrje të reja. Sipas tij, situata nuk është krizë kushtetuese, por një taktikë politike për të vonuar funksionalizimin e institucioneve.
"“Kjo është papërgjegjësi totale e partisë që i ka fituar zgjedhjet. Është shkurt edhe shqip taktike me marrë në pazar politik, me marrë edhe pak kohë, me blerë edhe pak kohë në mënyrë që me u marrë të tria institucionet. Nuk kemi të bëjmë me një problem kushtetues. Këtu ka problem me një logjikë autoritare për me mundur me i marrë të tri pushtetet: presidentin, qeverinë dhe kuvendin. Kjo nuk ka të bëjë me krizë kushtetuese, kjo ka të bëjë me tendencë të vazhdimit, të lodhjes, por ne nuk do të lodhemi”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Kurti nuk propozon kandidat për kryeparlamentar: Duam kohë për bisedime për presidentin (VIDEO)








