Pagat e gjyqësorit pritet të jenë një patate e nxehtë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, pasi opozita bën përgjegjëse qeverinë për ngërçin. Gazment Bardhi thotë se është përgjegjësi e qeverisë dhe Kuvendit situata me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, teksa edhe nisma e deputetëve socialistë, sipas tij, nuk jep zgjidhje kushtetuese, ndaj paralajmëron votën kundër të grupit të PD-së.
“Ne sot kemi një sistem gjyqësor që nuk merr dot pagat. Dhe kjo nuk është përgjegjësi e sistemit gjyqësor, dhe kjo nuk është përgjegjësi e tyre, është përgjegjësi e qeverisë dhe Kuvendit që nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Është e paimagjinueshme në një vend që aspiron BE-në të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çështja është trajtuar në Kuvend në prill të 2026-s, Këshilli i Legjislacionit e ka konsideruar të qartë vendimin e GJK-së dhe, meqë ka efekt financiar, qeveria duhet të sillte ndryshimet. Qeveria ka refuzuar jo thjesht të zbatojë vendimin e GJK-së, por edhe sugjerimin e Kuvendit. Edhe veprimi i KLGJ-së e KLP-së ngre pikëpyetje, por përgjegjësia është e qeverisë dhe Kuvendit. Propozimi i sjellë nga disa kolegë të PS-së gjithashtu nuk i jep zgjidhje kësaj çështjeje, në pikëpamjen tonë edhe ky projektligj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Paralajmëroni votë kundër? Padiskutim, sepse në analizën e ekspertëve tanë, nuk përmbush kriteret e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Nisja e sesionit të ri Parlamentar, Bardhi për Report Tv: Jo bojkot por përballje! Votë kundër propozimit të PS për pagat e gjyqtarëve








