Ngërçin e pagave të magjistratëve, kryeministri Rama thotë se e zgjidh vetëm parlamenti e jo një vetëcaktim si ai që ndodhi nga KLGJ dhe KLP. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se dera e Thesarit të Shtetit ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama.
Një ditë më parë, ishte Ministri i Drejtësisë Toni Gogu që premtoi se çështja e pagave të magjistratëve do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen. Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen me njëra-tjetrën, zgjidhja është në Kuvendin e Shqipërisë, qoftë në zbatim të vendimit të Kushtetueses, por të plotësohet në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ndaj buxhetit”, tha ministri.
Megjithatë, ministri nuk tha nëse vlera e pagave, do të jetë me të njëjtën rritje që KLP e KLGJ miratuan në gusht, e që thesari i bllokoi pa i kaluar në llogaritë e gjyqtarëve e prokurorëve.
Një përgjigje që lë të kuptuar, se zgjidhja do të vijë, por pikërisht formula që do të përcaktojë pagën, mund të ndajë mazhorancën me dy qeveritë e magjistratëve, KLP-në dhe KLGJ-në.
Pa pritur Kuvendin, KLGJ dhe KLP, rritën pagën referuese të magjistratëve, duke nisur nga 1 gushti, por Ministria e Financave i bllokoi listëpagesat në Thesarin e Shtetit, pa i kaluar paratë në llogaritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në përcaktimin e pagës KLGj e KLP u bazuan si referencë në rrogën e drejtorit në Kryeministri, duke e argumentuar këtë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por vetë kushtetuesja thoshte se paga referuese duhej si zgjidhje për pagesat e prapambetura dhe i linte dorë të lirë Kuvendit ta caktonte vetë formulën, me kushtin që të rregullonte uljen e fshehtë të ligjit pararendës.
-
Vetem kanye west e shqeu deren e thesarit dhe arriti ti fus duart te fondi emergjencave. A mortja. Ky shtet ka marre fund
Përgjigju-
Per berishistet ka mare fund per institucionet qe zbatojne ligjin nuk mer fund dhe mbi te gjitha per popullin e ndershem shqipetar .Qeveria eshte ne rugen e duhur ne zbatim te Kushtetutes dhe ligjit, pavaresise se institucioneve.
-











Komente
Komento