Ngërçi politik, Ben Blushi: S'pres
zgjidhje nga tryeza Rama-Basha

Ngërçi politik, Ben Blushi: S'pres<br />zgjidhje nga tryeza Rama-Basha
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi nuk është i pranishëm në tryezën që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit për zgjidhjen e krizës politike.
 
E ndërsa nga LIBRA, përfaqësuese është Mimoza Hafizi, Ben Blushi përmes një statusi në Facebook deklaron se nuk shkoi ne takim, pasi nuk pret qe te kete zgjidhje.
 
Statusi i plotë i Ben Blushit/ PSE NUK JAM NË TRYEZË
Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte.
 
Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarte zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur.
 
Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA ështe gati.
 
Ne do pranonim cdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut