Ngërçi politik, Donald Lu rinis
takimet, 35 minuta me Bashën

Ngërçi politik, Donald Lu rinis<br />takimet, 35 minuta me Bashën
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka rinisur takimet për zgjidhjen e ngërçit politik.

Lu mbërriti këtë pasdite në selinë e PD ku takoi për rreth 30 minuta kryetarin demokrat, Lulzim Basha. Në fokus të këtij takimi mësohet të jetë situata politike në vend. 

Kjo pritet të jetë një tjetër përpjekje e ambasadorit amerikan për të negociuar ngërçin politik, pas vendimit të marrë tashmë nga opozita për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit. 

Zyrtari i lartë i SHBA, Yee të hënën vizitë në Tiranë
Krahas takimeve të ambasadorit Donald Lu, të hënën SHBA pritet të sjellë në Tiranë zv/ndihmës sekretarin e shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të politikës si kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. 

Zëvendës ndihmëse sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, pritet të mbërrijë të hënë në Tiranë e ku pritet të zhvillojë takime me liderët e politikës.
 
Burime konfidenciale pohojnë për Report TV se zyrtari i lartë i DASH do të takohet në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe me kryetarin e kuvendit, njëkohësisht president i zgjedhur Ilir Meta.
 
Ndonëse lajmi për vizitën e zyrtarit amerikan të hënë me datën 15 nuk konfirmohet ende nga ambasada amerikane, burimet konfidenciale thanë se kjo vizitë është përcaktuar tashmë dhe përmes saj, zyrtari i lartë pritet të shënojë një kthesë mbi zhvillimet politike në Shqipëri.
 
Kjo vizitë shihet si një përpjekje e Washingtonit për futjen në procesin zgjedhor të partisë demokratike dhe aleatëve të saj.
 
Ndonëse afatet ligjore për angazhimin e opozitës janë tejkaluar prej shumë ditësh, mendohet se zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit do t'u kërkojë palëve zgjidhjen e ngërçit politik dhe përfshirjen e opozitës në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane