Ngërçi politik,Lu takim 50 minuta
me Ramën në Kryeministri

Ngërçi politik,Lu takim 50 minuta<br />me Ramën në Kryeministri
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka zhvilluar një takim që zgjati 50 minuta me kreun e qeverisë Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Mosarritja e një marrëveshjeje mes kreut të opozitës Basha dhe Kryeministrit edhe pas takimit të dytë në Presidencë në praninë e Nishanit, ku mendohet se Lu ishte negociatori, ishte arsyeja e këtij takimi.

Ambasadori Donald Lu mbërriti në ambientet e Kryeminsitrisë rreth orës 11:00 të kësaj të premtje dhe u lragua në orën 11:50.

Takimi i dytë mes dy liderëve në prani të kreut të shtetit zgjati rreth dy orë, nisi në 19:05 dhe përfundoi në orën në 21:00, por në fund nuk prodhoi asnjë rezultat duke rikthyer të dy palët edhe njëherë në pikën zero.
 
Kryeministri Rama u shpreh se i qëndron ofertës që ka bërë dje për PD, pra 1 zv/kryeministër dhe 3 zv/ministra, e gjithë struktura me mbështetjen e ndërkombëtarëve, por Basha nuk hoqi dorë nga qeveria teknike dhe votimi elektronik.

Basha kërkoi shtyrje të zgjedhjeve me 6 muaj, kohë që sipas tij duhet që të organizohet votimi dhe numërimi elektronik, gjë që nuk është pranuar nga Rama.

Megjithatë të dy konfirmuan se negociatat nuk janë mbyllur dhe mund të zhvillohet një takim i radhës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk