Ngërci politik, Spaho: Kemi dy
kushte, negociojmë njërin

Ngërci politik, Spaho: Kemi dy<br />kushte, negociojmë njërin
Për të komentuar mbi situatën politike, procesin e negociatave mbi zgjidhjen e ngërçit politik, në emisionin “ 5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ishte i ftuar nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho.
 
Spaho ka pohuar se paketa McAllister nuk u pranua pasi nuk kishte garancitë që opozita kërkon. Sipas tij pretendimi që do observohet me më shumë vëzhgues nuk është në kushtet e Shqipërisë, ndërsa deklaroi që PD-ka propozuar dy kushte ku njërin edhe mund ta negociojë.
 
“Pretendimi qe do observojmë me shumë vëzhgues nuk është i vërtetë në kushtet e Shqipërisë. Ne kemi këmbëngulur në dy shtylla, që janë qeveri teknike dhe numrin elektronik. Ne kemi këmbëngulur në njërën, tjetrën mund ta negociojmë”, tha Spaho.
 
 Spaho gjatë emisioni komentoi edhe mbi zërat kundër brenda Partisë Demokratike. Sipas tij janë zëra alternativ dhe është diçka pozitive.  
 
Është pozitive të ketë zëra alternativ, sepse kështu vjen zhvillimi, edhe herë të tjera është kritikuar për zëra të kundërt, mendoj se është pozitive për PD-në. Do shqetësohesha nëse nuk do kishte”, deklaroi nënkryetari i PD-së.
 
Spaho gjithashtu komentoi edhe mbi zgjedhjen e presidentit Meta. Ai e konsideroi si një Pazar të dy liderëve të mazhorancës në lokalin e peshkut në Tiranë.
 
“ Ne e kemi përcaktuar që ishte pazari i dy liderëve të mazhorancës në lokalin e peshkut në Tiranë”, u shpreh Spaho.




  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi