Ngërçi politik, Vasili: Të lëshojmë
nga vetja për stabilitetin e vendit

Ngërçi politik, Vasili: Të lëshojmë<br />nga vetja për stabilitetin e vendit
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatët për deputet të LSI-së për qarkun e Tiranës, vendosën kurora me lule në Bustin e Qemal Stafes, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij.

Kreu i LSI, Petrit Vasili, përcolli mesazhe politike gjatë këtyre homazheve, duke apeluar zgjidhjen e ngërçit politik. 

"Dëshmorët kanë rënë shumë të rinj, ata nuk kursyen jetën për lirinë. Sakrifica sublime e tyre le të shërbejë si thirrje për politikën sot. Të lëshojmë nga vetja për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Stabiliteti i vendit përjashton çdo interes të ngushtë", u shpreh Vasili.

Ai theksoi se sakrifica që kërkohet sot "është të bëjmë diçka shumë më të vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 majit ku të rinjtë që dhanë gjakun e tyre janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendi dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut