Ngjarja, Beqaj: Do bashkëpunojmë
me një qendër trajtimi në Athinë

Ngjarja, Beqaj: Do bashkëpunojmë<br />me një qendër trajtimi në Athinë
Pas mbërritjes së të plagosurëve në qendrën Spitalore Universitare Nënën tereza në kryequytet ka qënë kryeminsitri Rama ministri Beqaj, deputeti i LSI-së Petrit Vasili e deputetja demokrate Albana Vokshi 

Kryeministri Rama ka ndenjur vetëm pak minuta në ambientet e spitalit ku ka biseduar me disa nga mjekët dhe të afërmit e të plagosurëve ndërkohë që ministri Beqaj ka qëndruar për një kohë të gjatë në spital me familjarët.

Reagimet minutë pas minute

Ora 15:20  Ngjarja në Krujë, kryebashkiaku  i Vlorës Leli: Besimtarët ishin organizuar nga kisha
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli teksa ka folur nga QSUT-ja ka thënë se personat e përfshirë në këtë ngjarje aksidentale ishin organizuar nga kisha dhe ishin të gjithë besimtarë.

Ai ka shtuar se, autobusi që u dogj ka qenë i pajisur me të gjitha dokumentat përkatës.

“Gratë janë besimtare. Besimtarët janë organizuar nga kisha në këtë udhëtim. Disa prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë. Sa i përket autobusit mund të them se ai ishte i pajisur me të gjithë dokumentacionin e duhur” tha Leli.

Ora 15:00 Djegia e autobusit, Beqaj: Do bashkëpunojmë me një qendër trajtimi në Athinë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir beqar në një deklaratë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka thënë se, Ministria e Shëndetësisë ka nisur kontaktet me një qendër të specializuar për djegie plastikën në Athinë, për të trajtuar nëse shfaqet nevoja pacientët që po marrin shërbim shëndetësor nga djegia e autobusit.

Nga ana tjetër, Beqaj ka thënë se, mjekët kanë bërë një punë të mirë për të shpëtuar jetën e personave të përfshirë në ngjarjen aksidentale në krujë.

“Mjekët kanë bërë një punë shumë të mirë. 11 gra kanë arritur këtu dhe po marrin ndihmën mjekësore. 11 janë të plagosur, 8 prej tyre janë në reanimacion. Ngjarja është shumë e rëndë. Do bashkëpunojmë me një qendër trajtimi specialiste për djegiet në Athinë” tha Beqaj.

Ora 14:55 Nishani: Dhimbje e keqardhje, të hetohet
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur keqardhjen e tij për aksidentin tragjik të Krujës, në të cilin u përfshi një autobus që kishte pelegrin., ku tha se shpreh dhimbjen e tij ndërkohë që i ka kërkuar institucioneve përgjegjëse që të hetojnë dhe zbardhin ngjarjen.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani shpreh keqardhjen e sinqertë dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike të autobusit të besimtarëve në Krujë, duke ngushëlluar njëkohësisht familjarët e viktimës që humbi jetën.Kreu i Shtetit, krahas shqetësimit për ngjarjen e rëndë, shpreh urimet për një shërim sa më të shpejtë të të lënduarve të shumtë, duke i bërë njëkohësisht thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse e përgjegjëse që të ofrojnë ndihmë të specializuar jashtë vendit, nëse është e nevojshme. Presidenti Nishani kërkon gjithashtu nga Prokuroria dhe organet e ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen e rëndë me pasoja fatale për pelegrinët e aksidentuar, në mënyrë që të dalë në dritë e vërteta dhe të zbulohen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.

Ora 14:00 Vasili: Automjetet jashtë kushteve teknike të dalin nga qarkullimi, çdo tolerancë do të thotë jetë njerëzish
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë vizitës në QSUT, tek të plagosurit tha se tre raste janë më të rënda si pasojë e djegieve nga shpërthimi i flakëve në autobusin me të cilin ata udhëtonin.
Vasili theksoi se duhet durim, por siguroi se janë marrë të gjitha masat për t’ju ardhur në ndihmë të plagosurve.

“Besoj që nuk ka asgjë që mungon qoftë në pikëpamjen e kontrollit mjekësor, qoftë në pikëpamjen e medikamenteve. Sigurisht, dy raste apo tre kanë problematika me vështirësi të madhe. Sigurisht, në mënyrë logjike edhe prognoza e tyre është e rezervuar.

Ndërsa pjesa tjetër është në kontroll të mirë mjekësor dhe besoj kalojnë pa probleme. Keqardhja më e madhe është për atë që ka humbur jetën. Ngushëllojmë familjen për këtë. Për disa nga rastet duhet durim për qartësi më të madhe. Ndjekja mjekësore është në kushtet më të mira qoftë në pikëpamjen teknike qoftë në pikëpamjen e kushteve”, tha Vasili.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv