Ngjarja e pazakontë në Durrës/ Dërgoi pako me ushqim për djalin në burg, i gjejnë kanabis, arrestohet i afërmi pasi i vendosi fshehurazi
Policia e Shtetit, Durrës
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ambientet e IEVP-së në Durrës.
Ditën e djeshme personi me inicialet K.R i është paraqitur në ambientet e IEVP-së në Durrës për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në këtë ambientet. Ndërkohë 67 vjeçari me inicialet M.N i afërmi i K.R pa dijeninë e tij i kishte vendosur në pakon e ushqimit 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat u identifikuan gjatë kontrollit nga policia.
M.N është arrestuar në flagrancë nga policia Durrësit , për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plot i Policisë:
Tentoi të fuste lëndë narkotike në ambientet e IEVP-së në Durrës, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike.
Më datë 17.02.2021 është paraqitur në ambientet e IEVP Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në ambientet e IEVP Durrës. Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)
17 Shkurt, 14:51
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Plantacion me 400 mijë rrënjë kanabis/ Goditet grupi i drogës në Spanjë, mes tyre shqiptarë (VIDEO)
15 Shkurt, 15:16
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22
-
Pamje me Dron/ Dalja nga Tirana drejt Durrësit e bllokuar, trafik i rënduar në autostradë
15 Shkurt, 11:58
-
Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregut
15 Shkurt, 07:34
-
Identifikohet një nxënës me meningjit në Durrës/ Tomini në Report Tv: Izoluam përhapjen, u ndoqën 95 persona që kishin kontakt me të
14 Shkurt, 15:16
-
Durrës/ Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë! Në kërkim edhe pronarët e 2 lokaleve
14 Shkurt, 14:30
-
Apeli Administrativ rrëzon kërkesën e këshilltarëve të opozitës për parkimet me pagesë në Durrës! Myshketa: Rekurs në Gjykatën e Lartë, prek qytetarët (VENDIMI)
14 Shkurt, 12:20
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
13 Shkurt, 21:00