Marrja e njërit prej trupave nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi  sot në Berlin ku një 23-vjeçar nga Kosova godit për vdekje me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:40 kur fqinjët dëgjuan britmat e tmerrshme të një gruaje brenda pallatit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Një dëshmitar, që banon në afërsi të banesës ku ndodhi krimi thotë se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar britma të forta.

Një fqinj tha se autori goditi me çekiç në fillim derën e banesës.  Ai thotë se nuk ka guxuar të hapë derën. Më vonë ai pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij.


Lajmi kryesor:

Gjermani/ Godet me sëpatë për vdekje 27-vjeçaren ukrainase! Autori shqiptar ekzekutohet nga policia