Ngjarja në Shupenzë, Vokshi:
Nikolli duhet të kishte heshtur

Ngjarja në Shupenzë, Vokshi:<br />Nikolli duhet të kishte heshtur<br>
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit në Partinë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me asfiksimin e 60 nxënësve në Shupenzë.

Në reagimin e saj thuhet se është tronditëse kur një nënë, një grua dhe një deputete dhe një ministre si Lindita Nikolli, në vend që të mbajë përgjegjësi për rrezikimin  e shëndetit të fëmijëve , ajo zgjedh të sulmojë opozitën dhe kreun Basha , për vetë faktin se u interesua dhe e përcolli  shqetësimin publik për fëmijët.

“Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kerkuar ndjese nxenesve dhe familjareve te tyre per helmimin e shkaktuar. Kjo eshte me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin doreheqjen, kur sistemi qe drejtojne deshton ne sigurimin e jetes se femijeve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni”-thuhet  ndër të tjera në deklaratën e Vokshit.

Deklaratë e kryetares se Komisionit Parlamentar te Arsimit, Albana Vokshi:

Eshte tronditese kur nje nene, nje grua, nje deputete, nje ministre si Lindita Nikolla, ne vend qe te mbaje pergjegjesi per rrezikimin e shendetit te nxenesve ne Shupenze te Bulqizes sulmon opoziten dhe Kryetarin e saj per faktin e vetem se Basha percolli shqetesimin publik per helmimin e te rinjve.

Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kerkuar ndjese nxenesve dhe familjareve te tyre per helmimin e shkaktuar. Kjo eshte me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin doreheqjen, kur sistemi qe drejtojne deshton ne sigurimin e jetes se femijeve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni.

Lindta Nikolla duhet te heshtte sot dhe jo te sulmonte opoziten, sepse qeveria e saj deshmoi qe nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit te ardhshem do te investoje ne arsim njesoj si vendet e pazhvilkuara afrikane, duke bere hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013.

Lindita Nikolla duhet te heshtte sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mije femije shqiptare e kane braktisur Shqiperine si rezultat i rrenimit te vendit nga papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat