Ngjarja në Elbasan/ Sociologu: Zanafilla te familja që s'është hiç në rregull! Policia komunitare s'funksionon, pse hesht politika?

TIRANË- Zanafillën e asaj që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, sociologu Gëzim Tushi e gjen te familja, që sipas tij nuk është "hiç në rregull". Në studion e Report Tv, Tushi ka bërë një analizë përtej të dukshmesh, të ekzekutimit të 71-vjeçarit dhe rezistencës të tij, në një kohë kur opinioni publik priste që ai të dorëzohej. Varfëria, divorci, mendjelehtësia e krijimit të një familje, njerëz dembel që nuk japin kontribut në familje janë disa nga arsyet që Tushi liston mbi motive që sjellin në krijimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i quan " mbetje biologjike kafshërore".

"Është një vazhdim i krimit të përbindshëm, i faktit që shoqëria shqiptare nuk po stabilizohet, sapo kemi dalë nga diktatura, krimi është shumëfishuar dhe rreth 90% e krimit po ndodh në familje. Ne duhet ta kuptojmë kush është celula bazë dhe është familja. Këto pamje dhe situata e djeshme dëshmojnë që struktura e familjes ka disa probleme që gjenerojnë krimin, si varfëria, divorci, mendjelehtësia e krijimit të një familje, njerëz dembel që nuk japin kontribut në familje. varfëria, papunësia, droga e lëndëve të tjera në jetën e sotme ka bërë që familjen që duhet të ishte vatra më e ngrohtë e ka kthyer në një vatër të konflikteve. Paradoksalë është që në pjesën më të madhe të krimeve e bëjnë të rinjtë, dje ishte 71-vjeçar. Termi qytetar është i ekzagjeruar dhe i pamerituar, mbetje biologjike kafshërore, që kanë të zhvilluar instinktet e vetëmbrojtjes dhe jo urën e komunikimit. Këta janë njerëz që brenda tyre endet kafsha, të komunikojnë, të pranojnë fajin dhe të pranojnë dënimin", tha Tushi.

Në një kohë kur opinioni publik është i ndarë nëse RENEA veproi drejt apo jo që ekzekutoi 71-vjeçari, Tushi jep opinionin e tij dhe bashkë me atë rendit edhe argumente.

"Njeriu kur del nga vetja, nuk pyet më as për te tjetër, çdo gjë mund të bënte edhe ndaj gruas dhe ndaj vajzës, është treguar barbar edhe ndaj policisë. Policia ka problemet e saj se ajo komunitare në shoqëri është shumë e dobët. Është jashtë loje, dhe pres që këtu të jetë transformimi. Duhet të jetë një polici parandaluese, ta dinë kush është "filani", çfarë problemesh ka , a është shqetësues në shoqëri. Kjo rezistencë e gjatë ndaj një njeriu që e kishte ndarë të bënte krime, ca duhet të prisnin që të vriste dhe dy të tjerë dhe a mund të pranohej që një njeri të na mbante pezull për 5 orë? Njerëzve të tillë policia duhet t'u thyej dhëmbët. Një ndër arsye se përse po forcohet krimi është dobësimi i ligjit dhe i shtetit.  Letra kanë shkruar goxha, por çështja është sa zbatohen ato.

Lidhur me rastin dua të them se në shoqërinë ka dy koncepte, ka nga ato që mendonin se duhej kapur gjallë. Një koncept është që krimi duhet të ndëshkohet dhe duke i marrë jetën ku ai rrezikon jetën, tjetra është të merremi me rrethanat, kriminelët te ne po bëhen shumë të rrezikshëm. Fakti që kemi një indiferencë sociale, familja po destrukotohet, e dyta është shkolla, ku po kultivohen këta kriminelë, janë institucionet më pas që nuk po reagojnë dhe forca e ligjit dhe e shtetit", shtoi sociologu.

Mes asaj ngjarje ku çdo detaj të bënte përshtypje, në syrin e sociologut ka tërhequr vëmendjen një tjetër fakt, dëshmia e fqinjëve. ndryshe nga sa ndodh gjithmonë që kur një njeri vdes, banorët e përshkruajnë "si një njeri i mirë", nuk ndodhi kështu me Lefter Zhidrun. Kjo për sociologun duhet të shërbente si një kambanë alarmi për autoritetet.

"Ka dhënë sinjale të një njeriu të çekuilibruar, që kishte dobësi në administrimin vetes, ky duhet të ishte një shqetësim", tha ai.

Në fund, Tushi ka dhënë edhe një mesazh, ku fokusin e vendos te familja.

"Mesazh im është ky, të gjithë të këqijat e mëdha burojnë nga familja, nuk është hiç në rregull dhe fakti që familja nuk funksionon po krijohen njerëzit asiocial. Ne duhet të investojmë ilaçet sociale, mediatike te familja. Ne duhet të bëjmë disa analiza se çfarë ka që është e shqetësuar, me krime brenda saj, me dhunë të vazhdueshme. Ne mund të merremi me Kodin Zgjedhor, por kemi shumë gjëra të tjera që duhet marrë. Politika as se ka në vëmendje fare dhe as nuk e vret fare mendjen për këtë ngjarje", përfundoi Tushi në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë