Ngjarja që tronditi Italinë, i riu shqiptar vdiq mes flakëve natën e ndërrimit të viteve, trupi i Ledjan Imeraj do të prehet në Shqipëri

Ngjarja që tronditi Italinë, i riu shqiptar vdiq mes flakëve natën e ndërrimit të viteve, trupi i Ledjan Imeraj do të prehet në Shqipëri

Ledjan Imeraj

Vdekja e të riut shqiptar Ledjan Imeraj tronditi Italinë. Në natën e ndërrimit të viteve, qendra komunitare në Udine ku ai po qëndronte u përfshi nga flakët, e për pasojë 17-vjeçari shqiptar humbi jetën.

Mediat italiane bëjnë të ditur se varrimi i Imerajt do të mbahet në vendlindjen e tij, Shqipëri. Prokuroria e Udines ka dhënë lejen për varrimin dhe largimin e trupit të djalit, ndërsa autopsia e trupit të 17-vjeçarit është kryer javën e kaluar.

Orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në ambientet e qendrës komunitare për të miturit ku qëndronte Ledjan Imeraj ra zjarr. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit.

Ledjani kishte pak kohë që kishte mbushur 17-vjeç dhe jetonte në ambientet e qendrës komunitare “Pasian di Prato” në Udine që prej shtatorit të vitit 2022. Vdekja e 17-vjeçarit do të hetohet si vrasje nga pakujdesia. Ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja