Një 42-vjeçare ka masakruar me thikë një shoqen e saj teksa ndodhej në një tren. Bëhet fjalë për Lisa Savage, e cila për rreth 4 minuta qëlloi miken e saj Sarah Hayton me thikën që nxorri nga çanta. Më pas Savage e la shoqen e saj të shtrirë në gjak dhe u largua. Lisa kishte dalë kohët e fundit nga burgu. Më parë 42- vjecarja ishte dënuar me burg të përjetshëm pasi kishte vrarë me thikë ish-të dashurin e saj, por ajo bëri vetëm 17 vite burg dhe më pas u lirua.
Lisa Savage, vrasësja
Sipas “The Sun”, Lisa donte të shkonte në Uellsin e Jugut për të vrarë me thikë nënën e saj, pasi kishte dëgjuar se ajo nuk donte të dëgjonte më për të bijën. Mesa duket mikesha e saj ka dashur ta pengonte dhe më pas ajo ka vrarë atë.