Ngjarje e rëndë në Borsh të Himarës, po ngroheshin me batanije me korrent, burrë e grua humbin jetën nga asfiksia pasi iu mori flakë shtëpia (VIDEO)

HIMARË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh të Himarës, ku një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë për shkak të djegies së batanijes me korrent me të cilën flinin, për t'u ngrohur.

Mësohet se viktima kanë mbetur të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45.

Dyshohet se batanija me korrent ka marrë flakë e më pas zjarri përfshiu edhe jorgani e batanijet me të cilat ishin mbuluar, duke bërë që ata të asfiksohen

Fatkeqësisht çifti Çika nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Ka qenë njëri prej fqinjëve që ka gjetur trupat e pajetë, pasi kishte vajtur në banesë për t'u kujdesur për ta sepse ishin infektuar me COVID. Ata përshkruhen nga fqinjët, si një familje shumë e mirë. 

“Ishin shumë njerëz të mirë, të rregullt, pa probleme, ka një goc në Greqi, ndërsa çunin në Tiranë, kanë qenë një familje shumë e mirë, më ka ardhur shumë keq kur mora vesh lajmin, shumë gjynah më vjen shumë keq”, tha një nga fqinjët.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gg: 19/02/2022 16:44

    Nuk është për të blerë mallra kineze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja