Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një 44-vjeçar ka vrarë bashkëshorten, 3 fëmijët dhe më pas veten.
Sipas hetuesve, 44-vjeçari Jasen Michael Hudgens vrau gruan e tij, Marla Jordan Hudgens, 44-vjeç dhe tre fëmijët e tyre, Christopher Hudgens 3-vjeç dhe binjakët Gwen dhe Faye 6-muajshe, ndërsa më pas autori qëlloi veten në kokë.
Miqtë e 44-vjeçares thanë se më pikëllues ishte fakti se Marla kishte 'luftuar' për një kohë të gjatë që të behej më fëmijë dhe se ishte shumë e lumtur kur solli në jetë tre fëmijët e saj. Ata thanë po ashtu se Marla donte t'i jepte fund martesës së tyre, teksa thonë se kurrë nuk e kishin menduar se Jasen ishte i dhunshëm.
Marla po përballej me një tjetër tragjedi në jetën e saj pasi 2 muaj më parë, motra e saj ishte vetëvrarë. Marla njihej jo vetëm si një avokate e shquar në Las Vegas por dhe një njeri me zemër të madhe pasi ishte jashtëzakonisht e përfshirë në organizatat e bamirësisë.
Ba mire e gjej keq,nuk po e kuptojmë kete jete
Përgjigju