Ngjarjet kriminale, Dogjani: Qytetarët nuk kanë besim tek policia

Ish deputeti i PD, Asllan Dogjani ka qënë i ftuar në studion e Report Tv ku ka folur për ngjarjet kriminale të cilat kanë përgjakur Shqipërinë ditët e fundit. Grabitja në Kamëz gjatë natës së mbrëmshme është një nga ngjarjet më të fundit, ku grabitësit vranë një person për të grabitur 9 mijë lekë të reja. Dogjani ka theksuar se qytetarët nuk kanë më besim tek policia, kjo është arsyeja krysore përse ato nuk bashkëpunojnë më.

Kemi grabitje, jemi kthyer shumë kohë pas ku qytetarët nuk lëvizin dot të sigurt. Është një ngjarje që e ka shokuar opinionin publik. Për një shumë të vogël parash të vrasësh dhe ti marrësh jetën dikujt. Ështe paimagjinueshme, personat me precedentë penalë, shohin që nuk zbulohen vjedhjet e mëparshme dhe marrin masa, shkak kryesor që nuk kanë as frikë nga policia është se një pjesë e mirë e tyre janë përdorimi i lëndëve narkotike. Shumë pak janë ato që kanë varfëri familje.

Kultivimi masiv i Shqipërisë me drogë do ti ketë pasojat e gjata. U mësuan të rinjtë të përdorin pasivisht lëndët narkotike. Përdorimi në masë e bën të nevojshme përdorimin e lëndës narkotike, kjo sjell vrasjen e një kryefamiljari për 9600 lekë të vjetra.

Krimi ska ngjyrë politike, pse policia është dorëzuar para krimit. Këta persona me këto tendenca kriminale duket ti ketë nën vëzhgim. Nuk është më bashkëpunimi i qytetarëve të ndershëm, nuk raportojnë më.

Kanë larguar policinë e shtetit nga qëllimi kryesor, merret me gjera të vogla, dhe e ka larguar nga objekti i punës. Dhe paaftësia e mosmbrojtja e raportimit të krimit, ose vrasja e dëmishtarëve, ka përhapur panik.

Policia mundohet ti shmanget përgjegjësisë të opinionit publik, thotë u kapën 145 persona etj etj por ku ishte policia para se ti arrestonte, sepse duhet ti mbajë nën kontroll. Duhet të bashkëpunojnë policitë e rretheve me njëra tjetrën. Duhen publikuar pamjet e grabitjes, pasi një detaj i vogël mund të ndihmojë shumë.

95% e krimeve vijnë nga ato që janë analfabet. Ka përjashtime por janë shumë të rralla. Janë të lidhura me shtetin. Një familje që ka më shumë mundësi ekonomike ka më shumë mundësi të merret me të. Të rinjtë nëpër rrethe nuk kanë më çfarë të merren, as për tu argëtuar, në vendet e varfra ka më shumë përdorim droge. Por ska as të rinj, pasi shumica janë larguar jashtë, ku po kryejnë vepra penale. Ky është rrezik i madh, pasi rrezikohen të gjithë. Ka shumë shqiptarë të cilët nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Jam i zhveshur nga politika, por po flas si qytetar.

Nuk kam besim tek vetting-u në polici, do ikin vetëm disa sa për të treguar që diçka po bëhet. Duhet të shkëputet policia e Shtetit nga politika, duhet të fusin në polici njrëz të zotë dhe të ndershëm.

Duhet vetting për politikanët dhe për të gjithë ato që kanë abuzuar me tenderat, ato që kanë vjedhur, duhet të kapë sistemin e Drejtësisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi