Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Që nga fushata zgjedhore, marrëveshja PS-LSI, e deri tek zgjedhjet e 23 qershorit dhe ndryshimi i qeverisë.
“LSI-ja ka vendosur të pranojë ftesën e Partisë Socialiste për koalicion zgjedhor me të”. Me këto fjalë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zyrtarizuar largimin nga Qeveria “Berisha” dhe ka pranuar publikisht ftesën e liderit të PS-së, Edi Rama.
“Pranimi i kësaj ftese do të thotë angazhim për realizimin e një dimensioni të ri politik e parimor ndërmjet LSI-së dhe PS-së për një fitore në 23 qershor, si e vetmja rrugë politike që mund të sjellë atë ekuilibër”, - tha Meta, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes tyre në 1 Prill.
Protestat qytetare kundër armëve kimike bëri që për herë të parë të kishte një reagim qytetar të madh për një çështje civile.
Në fund është edhe ndarja tragjikisht nga jeta e deputetit të PD-së, Sokol Olldashi mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.
Deputeti i PD, 41 vjeçar, babai i dy fëmijëve dhe 2 herë, ministër në qeverisjen e djathë, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e djeshme (20 nëntor 2013) në moshën 41 vjeçare, në një aksident tragjik teksa udhëtonte nga Tirana për në Elbasan.
Ngjarje e rëndë, ngriti në këmbë strukturat shtetërore, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje.
E këto janë edhe lajmet më të lexuar në gazetën Shqiptarja.com online. Më poshtë mund të gjeni dhe të lexoni lajmet më të lexuara gjatë vitit 2013 në vitin 2013.
1) Aksidenti, shuhet deputeti Sokol Olldashi, zëri kundër në PD
2) Rama e Meta "lidhin duart", LSI i thotë OK koalicionit me PS
3) 21 Janari, lirohen 2 gardistët SHBA:Të tronditur nga vendimi
4) Armët kimike, Protesta vijon te Kryeministria: Rama tërhiqu
5) Sondazhi i Shqiptarja.com kandidatët në rrezik, lobojnë për votën
6) Arrestohet autori i masakrës, tre pushuesit - viktima të rastësishme
7) Konventa, Rama, skeptikëve: Ja pse duhet ta votoni PS
8) VIDEOLAJM/Edi Rama kërcen Napolonin, 20 mijë vizitorë në 1 ditë
9) Rrëfimi i pedofilit: Si e vrava dhe zhduka trupin e Julianit