Ngjela:200 ekspertë të FBI në
Shqipëri,nis hetimi për Vettingun

Ngjela:200 ekspertë të FBI në<br />Shqipëri,nis hetimi për Vettingun<br>
Për avokatin Spartak Ngjela ekspertët e FBI kanë filluar prej ditës së djeshme hetimin në Shqipëri për Vettingun dhe krimin në organet e drejtësisë, në administratën e lartë shtetërore, në treg dhe në rrugë.

Avokati Ngjela shkruan në ‘Facebook’ se janë rreth 200 ekspertë të FBI që kanë barkuar në vendin tonë dhe numri i tyre do të dyfishohet, ku të gjithë do të angazhohen në një hetim me spektër të gjerë të kriminalitetit në Shqipëri.

Sipas tij, është pikërisht ky krim i katërfishtë në funksion të klientelës së lidhur me qeveritë e korruptuara që ka detyruar dy milionë shqiptarë të lënë atdheun e tyre në 25 vjet, ndërsa shton se tashmë ka ardhur koha që qytetarët të marrin frymë lirisht në atdheun e tyre.

“Ajo që pritej filloi: FBI filloi dje dhe vazhdon edhe sot e më tej hetimin në Shqipëri për vetingun dhe për krimin në të katër rrafshet: në organet e drejtësisë, në administratën e lartë shtetërore, në treg dhe në rrugë.

Janë rreth 200 ekspertë të FBI-së deri tani dhe numri do të dyfishohet, të angazhuar në një hetim me spektër të gjerë të kriminalitetit në Shqipëri. Në fakt kjo është tabloja e egër që iu ka marrë frymën shqiptarëve në mbi 20 vjet dhe i ka zhytur këta në një varfëri ekstreme.

Dhe jo vetëm kaq: është pikërisht ky krim i katërfishtë - në drejtësi, në administratën shtetërore, në treg në funksion të klientelës së lidhur me qeveritë e korruptuara, dhe, në krimin e rrugës, si lidhje me pushtetarë të veçantë për të trembur biznesin - të cilit tani po i vjen fundi, por që ka detyruar dy milionë shqiptarë të lënë atdheun e tyre në 25 vjet.

Abuzimi që ka ushtruar sistematikisht korrupsioni i Prokurorisë, e ka bërë krimin e rrugës një dominante të jetës në qytetet e mëdhenj. Në to sundon vrasja, frika e gjobat që këta i vendosin bizneseve sepse mbrohen nga politika e lartë dhe organet e drejtësisë. Por hetimi do të jetë me spektër shumë të gjerë. Erdhi më në fund koha që edhe ne shqiptarët do të fillojmë të marrim frymë lirisht në atdheun tonë”, shkruan Ngjela.

ngjela fb
(Postimi i Spartak Ngjelës)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit