Ngjela: Berisha kundër
SHBA  me 5 mijë kreshnikë 

Ngjela: Berisha kundër<br />SHBA  me 5 mijë kreshnikë 
Avokat Spartak Ngjela ka reaguar dje pas kërcënimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili tha se mund ta rrëzojë Edi Ramën me 5 mijë vetë. Ngjela e ka lexuar këtë deklaratë si një kundërvënie ndaj SHBA. Sipas tij, Berisha kërkon t’i shpallë luftë SHBA me 5 mijë kreshnikë. “Kreshnikët e Saliut, dhe USA. Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 vetë...kreshnikët e tij. O Sali, është Donald Lu, jo Rama forca e reformës në drejtësi. Nuk ke çfarë të bësh: Pse, me pesë mijë mjeranë do t'i shpallesh luftë Amerikës ti? Nuk të dalin Sali... Nuk të dalin as aleatët: ISIS, Alkaeda, Arabia Saudite... madje merre dhe Kinën po deshe”, ka deklaruar Ngjela.

Avokati shton se Berisha nuk e ka betejën me Ramën, por me SHBA. Por, sipas tij, Berisha nuk ka asnjë mundësi për të destabilizuar vendin. “Nuk ke mundësi për destabilizim të Shqipërisë, Sali, janë të gjithë forcat retrograde kundërshtare shekullore të Shqipërisë, të tulatura sot nga politika amerikane. Nuk sheh që mori dhe Ukrainën? Në Parlament shko voto një herë reformën, se të tjerat i di FBI. Nuk e mban dot më gjënë e vjedhur ti dhe i gjithë tabori yt. Kjo është loja, por është e mbyllur. Nuk ka rrugë tjetër zvarritëse. Rama nuk trembet më shumë nga 5000 kreshnikët e tu, (nëse janë vërtet dhe këta), sesa nga Zëri i Amerikës.

E mban mend çfarë të bëri në vitin 1997 The Voice of America?”, shkruan Ngjela në rrjetin social Facebook. Ngjela e ka ftuar edhe një herë Berishën të shkojë në Parlament dhe të votojë reformën në drejtësi. “Shko çalë-çalë në Parlament dhe voto reformën në drejtësi! Sherihati nuk ka më vend në Shqipëri, ka vdekur me Enver Hoxhën, por kjo Reformë që do të votosh ti, do ta varrosë. Është më mirë për ty të marrësh pjesë në procesionin e funeralit të Sherihatit në Shqipëri”, shkruan Ngjela. 


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament