Ngjela: Berisha përdor bojkotin
për të mos hyrë në zgjedhjet lokale

Ngjela: Berisha përdor bojkotin<br />për të mos hyrë në zgjedhjet lokale
TIRANË - Bojkoti disamujor i opozitës në Kuvend ishte tema e bisedës në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ndërkohë që edhe pas ndërmjetësimit të eurodeputetëve të PE, ende nuk është shprehur një qëndrim. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e “A1 Report”, thotë se kërkesat e paraqitura nga PD janë thjesht pretekste për të vijuar bojkotin. Sipas Ngjelës, deputetët e PD do të dorëzojnë mandatet, dhe kjo forcë politike nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale.
 
“Kërkesat e PD janë pretekste për të mos hyrë në Parlament. Do të dorëzojnë mandatet ata, se e kanë në fuksuon të zgjedhjeve lokale. Saliu nuk hyn dot në zgjedhje lokale me kryetar të pavendosur qartë. Basha është i errësuar si figurë, dhe nuk humbet dot në zgjedhjet lokale. Ndaj e bën këtë për të mos hyrë në zgjedhjet lokale. Nëse do të hyjë në zgjedhje lokale, atëherë personi duhet të jetë shumë i fortë”, tha Spartak Ngjela.

Lidhur me kërkesat e PD për t'u rikthyer në Kuvend, i ftuari tjetër në "5 Pyetjet nga Babaramo, Mentor Nazarko tha se "Jam dakord me avokatin për teorinë e kushteve dhe pretekstit".
 
Po nëse nuk kthehen në Kuvend, atëherë duhet të dorëzojnë mandatin?
Ngjela: Nëse dorëzojnë mandatin, ata dorëzojnë qenien e tyre politike, pra nuk janë më të tillë. Saliu e di që ata nuk do të ikin, dhe do hyjnë në parlament, por pas kësaj ai i përjashton nga partia se ka statut. Dhe kështu shpëton Bashën.
 
Nazarko: Marrëveshja do kryhet, por edhe nëse nuk arrihet marrëveshja dhe 10 deputetë ikin nga opozita, dhe nëse Saliu nuk i llogarit mirë gurët, historia e PD-së mund të arkivohet.
 
Po nëse 10 deputetët e PD futen në Kuvend?
Nazarko: Mendoj se nëse 10 apo 12 deputetë të PD futen e kuvend, historia e kësaj partie mbyllet njëherë e mirë. Do ta quaj çudi absolute që ky popull t’i jepte prapë votat Sali Berishës. Roli i PD praktikisht si opozitë ka mbaruar. Këto llogari në heshtje i bën doktori, por Basha po të jetë logjik duhet të vazhdojë të bëjë kokulurin, mund të ndodhë maksimumi të ruajë vulën.

Po sa i takon projektligjit të dorëzuar në  Kuvend për hapjen e dosjeve dhe Lustracionit?
Ngjela: Në skemën që përgatita unë e kisha parashikuar edhe futjen e medias. Por unë  materialet ia ktheva sërish qeverisë, pasi pas një lajmi që u publikua në media, Berisha u tërhoq. Por njerëzit duhet të dinë se kë kanë zgjedhur t’i qeverisë.
 
Nazarko: Dosjet duhen hapur, dhe duhen dënuar edhe ata që kanë spiunuar, edhe ata që i kanë mbuluar dhe i kanë përdorur në këto 24 vite.
 
Ngjela: Dosjet duhen hapur, por këta nuk kanë instrumentat e duhur.
 
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)