Ngjela: Demokratët s’votojnë dot
kundër SHBA, miratojnë reformën

Ngjela: Demokratët s’votojnë dot<br />kundër SHBA, miratojnë reformën
Spartak Ngjela është i bindur se demokratët do ta votojnë reformën në drejtësi. Argument për këtë, ai ka pritshmërinë se kundër amerikanëve nuk mund të votojnë parlamentarët tanë.

Ngjela përgëzon Ramën për vendimin e dërgimit të drafit të ndryshimeve kushtetuese në votim. “Takimi Rama - Basha u mbyll me fitoren e shqiptarëve.  Rama, para një ore preu Nyjen Gordiane, dhe e drejtoi vendin drejt Perëndimit. Futi Reformën në Parlament. Kjo ishte zgjidhja. Tani shqiptarët kanë aleatin e tyre të madh në ndihmë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tani gjithçka ka qenë një "sorollatje nëpër kallamishte" më qëllimin degradues të Berishës që negociatat për në Bashkimin Europian të bllokoheshin edhe për tre vjet të tjerë. Rama e mbylli sot më në fund ketë qorrollepsje banale ku donte të fuste Saliu Shqipërinë. Pse? Për dy arsye: sepse goditet korrupsioni Berisha dhe, sepse nga kjo fitonin shqiptarët. Historia sot filloi të ecë me një orë të re: me Orën Atlantike”,-thotë avokat Ngjela. Ai shprehet i bindur se votat do të bëhen. “Po votat në Parlament? Berisha ù tret kur pa Vasilin e LSI-së në takim. Pse vërtet mendoni që atlantizmi amerikano-europian nuk ka në parlamentin shqiptar 94 vota? Ku, në një vend si Shqipëria me 97 përqind të popullit proamerikane? Pse, vërtet mendoni se shqiptarët në Parlamentin Shqiptar do të votojnë për Saliun kundër Amerikës? Imposibilitet absolut! Gjithsesi, optimizmi shqiptar do marrê formë përfundimtare me fjalimin e pritshëm të zv. Presidentit amerikan Joe Binder në Kuvendin e Shqipërisë”,-shprehet Ngjela.
 
Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi