Ngjela: Donald Lu paralajmëroi
sot Nishanin të firmosë Vettingun 

Ngjela: Donald Lu paralajmëroi<br />sot Nishanin të firmosë Vettingun 
Avokati Spartak Ngjela deklaron se shqiptarët ndihen optimist dhe kanë besim kur dëgjojnë ambasadorin Donald Lu për ata që do të ndëshkohen nga reforma në drejtësi.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Ngjela  thekson se të inkriminuarit e politikës së lartë dhe gjyqtarët e korruptuar, e kanë hedhur shpresën te mundësia e bllokimit të ligjit të vetingut nga Presidenti Nishani

Sipas Ngjeles, Lu ka paralajmëruar sot në mënyrë diplomatike presidentin shqiptar që ky të mos e zvarrisë firmosjen e ligjit të Vetingut.
 
Statusi i Spartak Ngjelës në "facebook"

Optimizëm te shqiptarët për fjalën e sotme të Ambasadorit Amerikan.
Optimizëm kishte sot në Tiranë pas asaj që dëgjuan nga ambasadori Donald Lu, kur ai tha: "ndëshkimi i korrupsionit të lartë politik në Shqipëri, dhe reforma në drejtësi, janë përparësi të politikës amerikane në favor të interesit të popullit shqiptar". Në fakt ato janë edhe përparësi e politikës aktuale amerikane në Ballkan.
Tani të gjithë shqiptarët kanë besim. Kurse të inkriminuarit e politikës së lartë dhe gjyqtarët e korruptuar, e kanë hedhur shpresën te mundësia e bllokimit të ligjit të vetingut nga Presidenti Nishani.
A ka mundësi ky president t'i kundërvihet opinionit publik shqiptar dhe politikës amerikane?
Vetëm nëse frika e ndëshkimit të mundshëm të tij, i ka hequr arsyen normale, për ta futur në një "telash politik edhe me të madh".
Në fakt Donald Lu sot ka paralajmëruar në mënyrë diplomatike Presidentin shqiptar që ky të mos e zvarrisë firmosjen e ligjit të vetingut, se ndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përparësi e politikës amerikane. 
Por me e rëndësishmja është që shqiptarët sot ndienë realitetin e ndëshkimit të korrupsionit shqiptar. Ata tani janë të bindur se politika amerikane do ta çojë deri në fund çeshtjen e nisur të pastrimit të politikës shqiptare, të gjyqësorit shqiptar dhe të krimit të organizuar në Shqipëri.
Shqiptarët po presin të shohin konkretisht shpëtimin e të ardhmes së tyre shqiptare, dhe ambadadori amerikan ua përforcoi sot ndjenjën optimiste të shpëtimit.
Historia e Shqipërisë në këta dy muaj që vijnë, do të prekë fatin real të shqiptarëve. Këtë po ndiejnë së brendshmi shqiptarët që janë optimistë dhe me shpresën e shpëtimit nga kjo gjëmë që ka dy dekada që iu ka bllokuar jetën e tyre kombëtare.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion