Ngjela krahason Ramën me Mao
Cedunin: Timonin ku e mësoi ky?
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spartak Ngjela shkruan se liderat perëndimorë kanë menduar se janë unikalë dhe po drejtojnë botën dhe për këtë sipas tij ata kanë nxjerrë një natyrë simbolike që t’i kuptojë populli i tyre.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spartak Ngjela shkruan se liderat perëndimorë kanë menduar se janë unikalë dhe po drejtojnë botën dhe për këtë sipas tij ata kanë nxjerrë një natyrë simbolike që t’i kuptojë populli i tyre. Ngjela krahason kryeministrin Rama me ish drejtuesin komunist të Kinës, Maou Cedunin.
Ngjela shkruan se kjo ka ndodhur dhe me fshatin e kryeministrave shqiptarë dhe kulmin e shohim sot tek kryeministri i vendit.
“Është mirë t'i bëjnë ish komunistët edhe këtij tonit një këngë për timonin që ka, se tani na paska vënë dhe një yll të kuq në xhaketë”-shkruan ai
Statusi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook:
Të gjithë liderët jo perëndimorë kanë menduar se janë unikalë dhe po drejtojnë botën.
Për këtë kanë nxjerrë edhe nga një figurë sumbolike që ta kuptojë populli i tyre.Kështu ka ndodhur edhe me fshatin oriental të kryeministrave shqiptarë.
Kulmin e shohim sot te timoni i kryeministrit shqiptar. Kujton ky vërtet se ka timon.Po i pari me timon në fakt ka qenë Mao Ceduni që u quajt Timonieri i Madh. Më parë atij partia i bëri një këngë që u titullua: "lundrimi në det varet nga timonieri".Është mirë t'i bëjnë ish komunistët edhe këtij tonit një këngë për timonin që ka, se tani na paska vënë dhe një yll të kuq në xhaketë.
Po mos harroni dhe diçka, se duhet ta dini: edhe atletet i pari Maoja i veshi në Revolucionin Kulturor në vitin 1967. Dhe me to veshi të gjithë kinezët.Dhe a e dini pse e shpërtheu këtë revolucion Maoja? Sepse e rrëzoi byroja politike për të vendosur kryetar partie Presidentin e Kinës, Liu Shao Ci. Maoja e rrëzoi me revolucion dhe e vrau.
E pra, edhe ky pafillja i socialistëve siç duket ndihet i pasigurt dhe prandaj po iu kujton timonin.Tani ka vënë edhe yllin e kuq në xhaketë.
Të shohim, do të na shkojë deri në oqean edhe ky, apo do mbetet këtu në Shqipëri me këtë që ka thënë.Pse, çfarë ka thënë.Ka muaj që po na thotë se "suksesi në qeverisjen e Shqipërisë varet nga Timonieri".
Po mirë xhanëm, timonin ku e mësoi ky?Prisni ta dëgjoni bashkë me këngën.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.5%
-
Më keq
44.3%
-
Njësoj
17.2%
Vota total: 3520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kartat e skaduara ID, ministri Balla i paralajmëroi qytetarët e Himarës që prej 22 Korrikut për aplikimin, ja prova
4 Gusht, 15:57
-
Ksamil, kishte dalë për lundrim me kanoe, 38-vjeçari gjendet pa jetë në mes të shkëmbinjve
4 Gusht, 15:55
-
Vokshi denoncon: Spitali i Fierit ka 4 muaj që s’furnizohet me ushqime, nuk asgjësohen 6,6 tonë mbetje të grumbulluara
4 Gusht, 15:29
-
Kronologjia/ Si nisi konflikti që përfundoi me grushta në Pejë dhe pse po tentohet të dëmtohet Noizy edhe pse nuk ka prova?
4 Gusht, 15:28
-
Dhjetra arrestime në Britani në protesta të dhunshme, pas vrasjes së tre vajzave
4 Gusht, 15:24
-
Në Shqipëri qarkullojnë 395 mld lekë jashtë bankave, shënohet tjetër rekord historik
4 Gusht, 15:17
-
Zjarr i qëllimshëm në fshatin Konisbaltë të Dimalit, digjen hektarë me pisha e shkurre, edhe ushtria në aksion
4 Gusht, 15:17
-
Shkoi për të votuar, qytetarja humb ndjenjat në qendrën e votimit në Himarë
4 Gusht, 15:11
-
Pjesëmarrja në zgjedhjet e Himarës deri në orën 14:00 shkon në 28,28%, kanë votuar 6526 zgjedhës
4 Gusht, 15:04
-
‘Festa e Lakrorit’ bën bashkë korçarët në Polenë! Një ditë për promovimin e kulinarisë së pasur
4 Gusht, 15:02
-
Soni Malaj shfaqet në super formë, pozon me bikini
4 Gusht, 14:59
-
Zgjedhjet e pjesshme, Dule ankohet: Nesër Himara zgjohet me 2 kryebashkiakë të zgjedhur
4 Gusht, 14:44