Ngjela ‘zbulon’ disfatat e Ramës:
Ja konkluzioni që i dha Merkel

Ngjela ‘zbulon’ disfatat e Ramës:<br />Ja konkluzioni që i dha Merkel<br>
Avokati Spartak Ngjela ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa “zbulon” detaje nga takimi i fundit i tij në Berlin. Ngjela shkruan në “Facebook” se ky takim ishte shumë i ftohtë, sepse gjermanët e kuptuan, sipas tij, se gjermanët kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.

Më tej, ai nxjerr dhe konkluzionet e kancelares Angela Merkel, ku kryeson mosrealizimi i Reformës në Drejtësi, e ndjekur nga disa pika tjera të rëndësishme të parealizuara nga qeveria shqiptare.

Postimi i plotë i Ngjelës:
Cilat janë disfatat e qeverisë Rama sipas mendimit të politikës gjermane dhe Kancelares Merkel. Takimi i fundit që pati kryeministri shqiptar në Berlin, ishte shumë i ftohtë; dhe kjo sepse gjermanët e kuptuan që kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.

Në funksion të kësaj Angela Merkel i dha këtë konkluzion:

Qeveria Rama nuk ka mundur të realizojë:

1. Reformën në drejtësi.

2. Zgjidhjen e problemit të pronave ( as e ka filluar).

3. Ndarjen territoriale në formë federale me pavarësi të plotë ekonomiko-politike.

4. Ristrukturim i sistemit arsimor në drejtim të intelektit dhe prodhimit të punëtorëve të kualifikur.

5. Sitemi shëndetësor kërkon ristrukturim të plotë në mënyrat e financimit....

Të katra këto janë prioritete që duhet të formojnë Shqipërinë për të qenë e gatshme për në Bashkimin Europian. Por, ka mundësi Rama t'i realizojë këto? Rama jo vetëm që nuk ka mundësi t'i realizojë këto, por ai as nuk i dëshiron.

Po pse?

Reforma në Drejtësi e penalizon. Zgjidhen e problemit të pronave Rama nuk e kupton dot. Ndarjen territoriale në formë federale, Rama nuk e koncepton dot fare se i duket vetja që mbetet pa pushtet.

Ristrukturimin e sistemit arsimor Rama nuk e di fare se çfarë është.  Mënyrën e financimit të sistemit arsimor, kryeministri nuk arrin ta kuptojë dot fare. Siç shihet kryeministri shqiptar për Perëndimin ka dëshruar. Po shqiptarët çdo të bëjnë? 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)