TIRANE- Spartak Ngjela kreu i partisë “Ligj dhe Drejtësi”, pjesë e koalicionit të majtë tha se shqiptarët me këto votime kanë rilindur dhe i bëri thirrje Berishës të pranojë humbjen sa më parë. Në një prononcim nga selia PS-së Ngjela tha se ndodhej aty për ti uruar fitoren Ramës dhe se koalicioni i majtë kishte fituar.
“I urova Ramës me gjithë zemër fitoren. Kjo nuk ishte fitore vetëm e opozitës është fitore e madhe që në fillim të këtij shekulli populli shqiptar gjen rrugën drejt lirisë dhe demokracisë duke larguar një regjim barbar dhe oriental. Këto votime do të jenë çlirimi përfundimtar i të gjithëve. Të papunët të nisin shpresën e tyre. Pronarët që janë sorollatur, zhvatur dhe masakruar të nisin shpresën drejt lirisë dhe demokracisë përmes ligjit. Të tërë, brezi i ri të jetë i çliruar sepse do të kthehet dinjiteti shqiptar. Edhe emigrantët të jenë të çliruar po ikën një zgjedhë e madhe nga Shqipëria dhe shqiptarët e treguan veten se janë popull dinjitoz që po shkojnë drejt perëndimit duke flakur mbeturinat historike që i kanë marrë frymën këtij vendi.
Sa më shpejt të pranojë humbjen ky kryemimnistër që ka qeverisur 4 vjet pa vota aq më mirë do jetë për të dhe aq më mirë për qeverinë “- tha Ngjela nga një prononcim për median rreth orës 11:50 nga selia e PS-së.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com