Ngjela: Ndërkombëtarëve u
intereson 18 qershori e jo Kavaja

Ngjela: Ndërkombëtarëve u<br />intereson 18 qershori e jo Kavaja
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar tërheqjen e kandidatit të PS në Kavajë nga kryeministri Rama, ku sipas tij i është kërkuar nga ndërkombëtarët e megjithatë  ai shprehet se për ta e rëndësishme janë vetëm zgjedhjet e 18 qershorit.

Ngjela: Rama u tërhoq nga ndërkombëtarët 
I ftuar në studion e emisionit “45 minuta” të gazetarit të Denis Minga, Ngjela u shpreh se ky vendim nuk ka qenë tërësisht vullneti i kreut të qeverisë. 
 
“Nga mënyra sesi foli kryeministri ia kanë kërkuar ndërkombëtarët. Ata kanë shërbimet këtu dhe mund t’ ia kenë kërkuar, dhe janë prezentë këtu dhe nuk është krejtësisht vullneti i Ramës është dhe sugjerimi dhe kërkesa e ndërkombëtarëve. Ata kanë dy gjëra të paprekshme, ndryshimin e datës së zgjedhjeve dhe të kryeministrit, skano interes për zgjedhjet vendore. Si pranojnë se janë politikanë të lartë. Kërkesa e PD është e çadrave të lindjes së mesme, prandaj s kishin si ta pranonin evropianet”, u shpreh Ngjela.
 
I pyetur për qëndrimin e Ramës, se pas datës 8 maj nuk e pret më Bashën për të negociuar, Ngjela tha se deklarata e tij është më shumë procedurale se politike. Ai shprehet se nëse ndryshon data 8 maj, ndryshon dhe data e zgjedhjeve të përgjithshme.
 
“Gjuha e Ramës është procedurale, nëse ndryshon data 8 maj ndryshon dhe 18 qershori, se data 8 ka të bëjë me fletët votimi. Dhe ato kanë kohën e vetë”, tha Meta.

Gjithashtu Ngjela u shpreh se edhe zgjedhja e Metës president ka ardhur e ndikuar nga ndërkombëtarët e ndërsa thotë se nëse PD do të hynte në zgjedhje, zgjedhja e Metës si president do ta dëmtonte Ramën.

“Nëse PD do hynte në zgjedhje, Rama do dëmtohet shumë nga zgjedhja e Metës si president, do e pësojë shumë rëndë. Edhe ky emërim, kam përshtypjen se është e konsultuar me ndërkombëtarët. Elektorati s’do ta dijë për këtë problem po do ta godiste shumë”, tha Ngjela. 


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve