Spartak Ngjela, i ftuar sot në mbrëmje në “Airport”, ka analizuar garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, lidhur këtë edhe me humbjen e së djathtës dhe prioritetet e qeverisë së majtë që pritet të vijë në pushtet në shtator. Ngjela ka theksuar se asnjë nga kandidatët për kreun e PD nuk sjell gjë të re, se Ramës i bie të emancipojë dy partitë e mëdha, se varet prej tij gjykimi për 21 janarin apo se tashmë pritet t'i jepet fund absolutizimit dhe të nisë involvimi i një fryme të re në vend.
PSE NUK BËN ASNJË KANDIDAT I PD SIPAS NGJELËS
“Nuk mund të flitet për fitore pa u analizuar humbja, nuk morën asnjë qark, u abuzua me pushtetin, që i ndëshkoi rëndë", nisi analizën Ngjela, duke shtuar se "ka pasur abuzim gjigand me pushtetin, ndaj e dënuan; në çdo pore kishte abuzim, se fryma që vjen nga lart përhapet në gjithë shoqërinë".
Ai ka shpjeguar një konlikt të brendshëm mes Saliut, që është degraduar politikisht, ndërsa Basha është kukull, manekin, që ka vjedhur votat në Tiranë dhe që mendon t’iu imponohet shqiptarëve dhe partisë.
Sipas Ngjelës asnjë kandidat te PD nuk sjell gjë. "Kahu tjetër nuk ka nivel politik, ka qenë apendiks i Saliut, e kanë kuptuar që Saliut i ka humbur koha, se ka falimentuar, po kërkon benefitet e abuzimit, ndërsa Olldashi, Bode dhe Jozefina kuptojnë më shumë se Saliu dhe duan të shpëtojnë diçka me një kandidat që nuk sjell gjë. Asnjëri nuk sjell gjë".
Mbi fituesit e mundshëm Ngjela ka shpjeguar se nga dy kandidatët do të fitonte ai që do të godiste Saliun, por asnjëri nuk e bëri. "Nga nocaut- out i Saliut duhet të përfitonin të gjithë. Olldashi e ka distancën nga Saliu, por si ka rënë tabusë, në vend që t'i bjerë Saliut.
Asnjëri nga të dy nuk e ka staturën për të qenë lider për të shpëtuar PD nga copëzimi. Dy kandidatët nuk mund të përballojnë më qeverinë e re, flasin non sens. Kush do që të fitojë pesha e vaporit të mbytur nuk del mbi ujë, nuk e nxjerrin dot, defekti është i Saliut", ka shtuar Ngjela.
Ai ka parashikuar se opozita do jetë shumë e dobët, do të vazhdojë me armikun e vjetër. PD ka rënë si forcë liberale, pasi shkoi në absolutizëm. Do garonit për PD? Nuk mund të flitet me sikur në politike?
META GJYKOHET PËR AKTIN E FUNDIT
Mbi pozicionimi e Metës nga koalicioni i djathtë në të majtë, Ngjela është shprehur se "politika njeh aktin e fundit dhe ky akt shërben në politikë. "Meta bëri këtë akt. Gjykohet politikisht. Meta nuk ka qenë kryeministër, por ka qenë ai tjetri. Dhe ishte i majtë. Ne po analizojmë zgjedhjet dhe jo ecurinë në 20 vjet. Ai sot është fitimtar", ka komentuar Ngjela.
RAMA DUHET TË EMANCIPOJË DY PARTITË E MËDHA
Pyetjes se kur pritet të nisë qeveria e re, Ngjela i është përgjigjur me një: "Kalove sensin e masës. Duhet të pyesësh kryeministrin".
Më tej ai ka shtuar se do shporret absolutizmi. Ramës i ka rënë në dorë të emancipojë dy partitë e mëdha, kjo është më mirë por ajo tjetra, PD është skëterrë. PS ka dhënë shenja më demokratike. Gjithçka është e ngrirë në funksion të demokracisë liberale. A do ta sjellë këtë Rama? Besoj se po. Ndaj kam bërë marrëveshje. Shqiptarët kanë shumë shpresë tek ai. Dhe ai nuk do t’i zhgënjejë, se nuk i interesont’i zhgënjejë".
Duke shtuar se "ka politikë që të emancipon dhe të skllavëron, që do krijojë një involvim të ri në të gjitha aspektet shoqërore. Politika ka një rregull; gjithçka zgjidhet me politikë. Kryeministri aktual ika rënë në dorë shansi historik", ka thënë Ngjela.
POLITIKA DHE MIQËSIA, SI VAJI ME UJIN
Ngjela ka kujtuar edhe kohën kur krijoi Partinë Popullore Kristiane. "Ishte viti '91, ishim në konflikt me PD. Ishte At Zef Pëllumbi, që grumbulloi intelektualët, edhe mua dhe Edi Ramën. Por miqësia s’ka të bëjë me politikën. Politika na bashkon, por mund të na ndajë. Politika dhe miqësia janë si vaji me ujin", ka argumentuar Ngjela.
Por a funksionon ky rregull edhe mes Ngjelës dhe Berishës? "Unë s’kam armiqësi me Saliun. Unë ndahem me ato që ka bërë kundër shtetit, mua s’më ka bërë gjë fare".
GJYKIMI PËR 21 JANARI VARET NGA KRYEMINISTRI
Mbi 21 Janarin, ai është shprehur se "ka bërë një ekspertizë FBI, serverin e ka FBI, por mungon drejtësia. Është fakt ky. E bën apo jo kryeministri drejtësinë për këtë duhet të pyesni atë. Por fryma është drejtësia".
Por a do ketë drejtësi? "Them do vendoset ligji. Mjerë ai që shkel ligjin. Do krijohet një tip FBI, Byroja Kombëtare e Hetimit. FBI nuk dihet se kë kap. Jam i përgatitur që të më kapin edhe mua. Nëse ke vënë qenin në gjurmët e krimit, ai vjen të kap".
QYTETARËT TË KENË FRIKË LIGJIN, JO SHTETIN
Ngjela ka shpjeguar se "kjo është ndëshkueshmëri, jo revolucion ndaj klasës së përmbysur, por prova e faktit që krijon personalitetin e gjykatës, që duhet të japë drejtësi". Qytetarët duhet të kenë frikë ligjin, jo shtetin, që dërgonte taksidarët. Ç’është ky laro shtet! Pse të kenë frikë nga shteti? Shtetin e kanë mbrojtës, ligjin duhet ta kesh frikë".
SHQIPTARËT SI NJË TRUP I VETËM I THANË JO BERISHËS
"Ata që kanë sharë shqiptarët e panë ç’bënë shqiptarët. U ngritën si një trup i vetëm i thane ndal sistemit të Berishës", tha Ngjela, duke shtuar se lirinë e brendshme nuk ia merr kush dot, ndërsa atë të jashtme edhe mund ta sakrifikojë pak.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

gjigand në çdo pore me pushtetin">