Avokati i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar se dekreti antikushtetues i presidentit Meta është stimuluar me qëllim nxitjen e destabilitetit në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela është shprehur se nëse Parlamenti i Shqipërisë nuk fillon procedurat e shkarkimin të presidentit Meta, atëherë kryeministri Rama është dakort me këtë dekret fantazëm.

Postimi i plotë

Nëse Parlamenti i Shqipërisë nuk fillon procedurat e shkarkimin të presidentit Meta, atëherë siç duket Rama është me dekretin fantazëm të Ilir Metës.
Ai dekret antikushtetues ka qenë stimuluar nga Ilir Meta për të nxitur destabilitet në Shqipëri.
Pse e frenon kërkesën për shkarkim Edi Rama...?