TIRANË - "Votimi i 23 qershorit është një shans historik për të arritur një fitore, e cila do të na ndajë nga shterpësia, injoranca, ligësia dhe abuzivizmi që na ka drejtuar në tetë vjet". Këtë mesazh ka theksuar kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Spartak Ngjela sot në faqen e tij në Facebook. 

"Kush nuk e kupton se edhe një votë është kërkesë historike, duhet të kujtohet se të gjitha tragjeditë e popujve iu kanë ardhur nga paaftësia", ka shtuar ai më tej argumentin. Sipas Ngjelës, ndërmjet rrënimit dhe rënies së një populli nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Megjithatë, në momente të caktuara historike rrënimi është thjesht rënie".

"Kjo është gjendja jonë sot, kur gjithçka ka mbërritur në ndjesinë individuale se të gjithë mund të jemi të humbur. Në situata të tilla, ai që merr përsipër të shpëtojë shoqërinë e tij nga një rënie e tillë duhet të sakrifikojë, sepse me anë të kësaj sakrifice ka shpëtuar edhe veten. Kjo duhet të jetë deviza e shqiptarëve në këtë kohë rrënuese: gjithkush duhet të bëjë çmos që të ndalojë rënien tonë", bën thirrje Ngjela.

Sipas tij, "votimi i 23 qershorit është një shans historik për të arritur një fitore, e cila do të na ndajë nga shterpësia, injoranca, ligësia dhe abuzivizmi që na ka drejtuar në tetë vjet. Kush nuk e kupton se edhe një votë është kërkesë historike, duhet të kujtohet se të gjitha tragjeditë e popujve iu kanë ardhur nga paaftësia".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)