Ngjela: PD më ‘92, mbi 75% 
e lidershipit agjentë Sigurimi

Ngjela: PD më ‘92, mbi 75% <br />e lidershipit agjentë Sigurimi
TIRANE- Avokat Spartak Ngjela deklaron se dosjet e Sigurimit të Shtetit s’kanë për t’u hapur megjithë deklaratën e kryeministrit Rama. Në një status të postuar në faqen e tij në rrjetin social facebook Ngjela për PD thotë se në vitin 1992, rreth 75% e lidershipit të saj ishte me dosje. Sipas tij, Berisha i përdori ish sigurimsat gjatë gjithë kësaj periudhe.

“A do të hapen vërtet dosjet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit? Kjo çështje është shumë e ngatërruar, sepse, si rregull, në rast se bashkë me përmbysjen që i bëhet një diktature s’ndëshkohen me sistem të gjithë aktivistët legalë të policisë sekretë; është e pamundur që të ekspozohen dhe agjentët ilegalë të kësaj policie. Në Shqipëri kjo nuk ndodhi”, thotë Ngjela. Për të, i gjithë amoraliteti, terrori, banditizmi e krimi shtetëror, që janë kryer në regjimin hoxhist në Shqipëri, janë ekzekutuar nga policia sekrete, sipas urdhrit të diktatorit.

“Nëse shoqëria duhej vërtet që të ndryshonte, duhej që, që në hapat e para të përmbysjes së komunizmit e hoxhizmit në Shqipëri, të ishin bërë publike emrat e agjenturës së Sigurimit shqiptar. Por kjo nuk u bë asnjëhere në këta 22 vjet. Sepse, ata i mbajti të pazbuluar regjimi që erdhi në Tiranë më 1992. Ishte lidershipi i PD, që kurrë nuk e lejoi hapjen e dosjeve të ish agjentëve të Sigurimit. Dhe promotori i kësaj ndalese ka qenë Sali Berisha, sepse në lidërshipin e PD, 75% e liderëve ishin ish agjentë të Sigurimit të Shtetit.

Dhe Ramiz Alia është krijuesi i politikës “me agjentë të Sigurimit”. Ai nuk mendonte se mund të rrëzohej ndonjëherë nga pushteti, por, në të njëjtën kohë, kërkonte kohë për të rimarrë veten. I duhej pluralizmi për të gjetur para në Perëndim, e, njëherësh, i duhej se pluralizmi politik u bë frymë e kohës”, thotë Ngjela. Sipas tij që nga 1992, gjithë liderët kryesorë që mbajtën Saliun në pushtet, kanë qënë ish agjentë të Sigurimit të Shtetit, madje edhe ata që e zgjodhën atë Kryetar të PD në shkurtin e 1991, kishin qënë agjentë të Sigurimit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë